top of page

Klinika Jone

1b5844d7-f1ab-43c3-ab58-24b826d04bfa.jpg

Procedura dhe Programi

· Ne organizojme çdo gje per ju (rregjistrimi + hotel + transport + operacion).

3 nete qendrim ne hotel, (mundesi qendrimi më gjate sipas kerkeses).

· Faza e pushimit fillon nga dita e 8 deri ne diten e 10, me pas mund t'i ktheheni jetes normale.

· Pas 8 ditesh mund te perdorni kapele.

· Në 3 javet e para, evitoni perdorimin e : saunave, pishinave dhe sporteve te ndryshme.

· Pas 3 javesh fillon renia e flokeve te mbjella. Folikulat hyjne ne fazen e pushimit. Pas 10 - 12 ditesh fillojnë të rriten floket e rinj.  Nga muaji i 3-të deri ne muajin e 6 fillon të shikohet gradualisht rezultati i transplantit te flokeve. Rezultati përfundimtar i mbjelljes se flokeve behet i dukshem pas 10 - 12 muajsh.

 

· Operacioni i mbjelljes se flokeve zgjat rreth 7 deri ne 8 ore.

· Pergjate javes se pare merren antibiotike, dhe nese eshte e nevojshme dhe qetesues dhimbjesh.

· Analizat e gjakut behen diten e operacionit, në mengjes, rreth ores 08:00.

· Operacioni fillon ne oren 09:00 të mengjesit.

 

Sedacion:

Ne shumicen e rasteve, perdoret anestezia lokale per operacionin e mbjelljes se flokeve. Ne rastet kur pacientet ndihen ne ankth dhe jane te ndjeshem ose kemi te bejme me nje numer te madh folikulash per te transplantuar, ne perdorim anestezi lokale dhe sedacion. Me sedacion pacienti arrin në gjendje tejet qetesuese dhe ndihet plotesisht i relaksuar. Kombinimi i sedacionit me anestezine lokale eshte një lehtesim per dhimbjen që mund te ndjejne pacientet dhe eshte me pak i kushtueshem se ne rastin e anestezise gjenerale. Pergjate te gjithe procedures ju do jeni i mbikqyrur nga mjeku anestezist.

Fotolia_175895360_L_edited.jpg

Klinika Srk / Dr. Asli Berker

Klinika Srk, e hapur qe ne 2015 nga Arenamed, eshte 100% pronesi e kompanise tone. Dr. Meltem Kilic është drejtoresha e klinikes. Ajo eshte nje kirurge plastike, dhe me te gjithe eksperiencen dhe profesionalitetin e saj është një mbeshtetje e sigurte per te gjithëe ekipin.

Lokalet

Duke respektuar standartet e higjienes, pajisur me pajisjet me moderne dhe me nje staf te specializuar, ne bejme te mundur qe operacioni i mbjelljes se flokeve te jete sa më efiçent i mundshem. Mund te relaksoheni ne nje ambient familjar qe ne ofrojme.

bottom of page